Përmbajtja e paketës:
Çmimi & Vlefshmëria e Ofertës:
*Shënim! Ky është çmimi për dhomën standarte 2-she. Nëse doni që të akomodoheni në Junior Suite, atëherë çmimi është +7 Euro/personi.
Programi i sugjeruar për këtë udhëtim: Paketa Gardenland Romance është krijuar posaçërisht për çiftet, të cilët duan t'i bëjnë partnerit/partneres së tyre një dhuratë tepër unike që nuk harrohet lehtë. Nuk keni pse të prisni Shën Valentinin apo festa të tjera për t'i bërë një dhuratë romantike partnerit/partneres suaj, pasi në Gardenland ju mund ta bëni në çdo ditë nga data 1 tetor deri më 30 prill dhe mbi të gjitha me një çmim fantastik për shërbimet që do të merrni.
Si është konceptuar kjo paketë dhe çfarë ju sugjerojmë?
Ju vini në Gardenland Resort pranë recepsionit në menyrë që të bëni check in dhe më pas drejtoheni drejt dhomës 2-she (ose Junior Suites). Pasi akomodoheni në hotel, ne ju mirëpresim në ambientet e barit tonë pranë recepsionit ose hotelit dhe ju sjellim nga një pije mirëseardhje, lëng shege ose thane. Me pas ju me personin e zemrës dilni që të bëni një shëtitje nëpër Gardenland Resort ose mund të merrni dy biçikleta dhe mund të shijoni pamjet e kodrinave dhe fushave të zonës pranë. Pasi keni eksploruar së bashku të gjithë zonat, ne ju mirëpresim në restorantin tonë duke ofruar një menu unike me 4 pjata dhe nga një pije për secilin. Pasi keni shijuar ushqim të mirë, tashmë është momenti që të drejtoheni drejt dhomës dhe ju do të surprizoheni pasi do të gjeni një dhomë të dekoruar me petale trëndafili, tollumbace dhe qirinj dhe gjithashtu në tavolinën pranë do të keni një shishe spumante dhe 2 gota + mini ëmbëlsira për ta shoqëruar! Dita e nesërme vjen po aq e bukur! Mëngjesi ju vjen në dhomë dhe ju mund ta shijoni pa u limituar aspak nga koha. Por gjithçka nuk mbaron këtu, pasi tashmë është koha që të bëni një shëtitje me varkë nëpër Drin.
Çfarë nuk përfshihet: Çdo gjë që nuk përmendet tek “Përmbajtja e Paketës”.
Përmbajtja e paketës:
Çmimi & Vlefshmëria e Ofertës:
Çfarë nuk përfshihet:
Programi i sugjeruar për këtë udhëtim: Familje, Natyrë, Histori, Tokë, Aventurë! Këto janë fjalët që e përshkruajnë këtë paketë! Këtë paketë e kemi konceptuar për familjet, të cilat duan që të bëjnë diçka ndryshe nga çdo eksperiencë që kanë kaluar më parë. Ne konsiderojmë që fëmijët duhet të mësojnë më shumë mbi proceset e prodhimit, të lidhen më shumë me natyrën, kafshët dhe gjithashtu të eksplorojnë më shumë historinë dhe trashëgiminë tonë kulturore. E ku ka më bukur, sesa këtë aventurë të paharrueshme ta realizojnë së bashku me familjen! Nga data 1 tetor deri më 30 prill, ju keni mundësinë që t'ia bëni dhuratë familjes tuaj këtë eksperiencë të paharrueshme!
Si është konceptuar kjo paketë dhe çfarë ju sugjerojmë?
Dita 1: Së pari kryejmë check in pranë recepsionit dhe akomodohemi në dhomën familjare. Pasi kemi lënë sendet tona nëpër dhoma, atëherë drejtohemi drejt barit pranë recepsionit ose restorantit dhe konsumojmë nga një pije mirëseardhje, lëng thane apo shege nën ngrohtësinë e zjarrit të oxhakut. Nëse koha është e mirë, në fushën e sportit e gjithë familja mund të organizojë një lojë volejbolli ose futbolli. Nëse fëmijët nuk duan që të përfshihen në lojë, atëherë mund të shkojnë të luajnë në këndin e lojrave ose mund të marrin biçikletat dhe të shëtisin nëpër Gardenland Resort. Pas një dite me aktivitet sportive, tashmë është koha për të shijuar një darkë unike dhe shumë të bollshme me bukë misri, supë lëngu pule/rike, turshi mix, antipastë tradicionale, djathë dhie/furre, perime zgare, pulë fshati/rike nga ferma me jufka/oriz/patate, ëmbëlsirë tradicionale dhe nga një pije për secilin. Një darkë tepër e bollshme në një vend tepër komod dhe të ngrohtë.
Dita 2: Dita e dytë fillon duke konsumuar mëngjesin e bollshëm, pasi na pret një ditë e gjatë. Pasi keni konsumuar mëngjesin dhe pirë kafenë/çajin, tashmë është koha për t'u bërë “Fermer”. Një person i stafit tonë do t'ju udhëzojë nëpër ambjentet e fermës sonë. Fillimisht shkojmë tek sera jonë, shikojmë perimet dhe zarzavatet që janë mbjellë në tokë. Fëmijëve ju shpjegohet për disa bimë të përzgjedhura sesi është procesi i mbjelljes. Më pas kalojmë dhe ushqejmë patat, rikat dhe pulat e fermës dhe shikojmë vendet ku qëndrojnë. Më pas ngjitemi në kodrinën e Gardenland Resort, vend në të cilin kulloten delet e fermës sonë. Këtu perfundon eksplorimi i fermës së Gardenland Resort. Më pas është koha për një pushim të vogël në ambientet e barit tonë dhe ndërkohë stafi ynë bën gati shportën e piknikut (sanduiç, ujë, fruta) dhe pastaj është koha që të nisemi drejt Muzeut Ndre Mjeda, i cili është vetëm 5 km larg nga Gardenland Resort. Është një vend fanstastik me disa oborre përrallore, të cilat i kemi parë vetëm jashtë Shqipërisë. Fillimisht futemi në Muzeun e Ndre Mjedes dhe zhytemi në epokën e tij. Më pas bëjmë një vizitë në kishën ngjitur, e cila është kishë funksionale dhe çdo të dielë mbahet mesha për banorët e zonës. Pasi përfundojmë eksplorimin, në fushat ngjitur ulemi të gjithë si një familje, pa telefona dhe bëjmë një piknik dhe konsumojmë ato që ka përgatitur stafi i Gardenland. Ajri i freskët, natyra fantastike dhe peisazhi i mrekullueshëm, do ta bëjnë këtë piknik të paharrueshëm. Më pas është koha për tu nisur përsëri drejt Gardenland Resort dhe aty na presin stafi i Gardenland duke na dhënë një çaj të nxehtë mali. Gjithashtu marrim letrat, tavullën apo shahun dhe në ambientet pranë recepsionit luajmë të gjithë si familje. Pasi kemi përfunduar lojën, më pas drejtohemi drejt ambienteve të restorantit që të konsumojmë darkën me bukë misri, supë lëngu pule/rike, turshi mix, antipastë tradicionale, djathë dhie/furre, perime zgare, pulë fshati/rike nga ferma me jufka/oriz/patate, ëmbelsirë tradicionale dhe nga një pije për secilin. Një mënyrë shumë e mirë për të përmbyllur një ditë kaq të ngjeshur.
Dita 3: Dita e tretë fillon duke konsumuar mëngjesin e bollshëm në ambientet e restorantit. E gjithë familja mblidhet në zonën midis pishinës dhe lumit Drin, pasi tashmë është koha për të bërë një shëtitje me varkë. Kjo është si eksperditë për të shikuar zogjtë e egër, bimësinë që rritet në lum dhe anash tij dhe gjithashtu për të shijuar një shëtitje tepër unike. Pasi përfundoni këtë, eksplorimi vijon me vizitën në Kalanë e Rozafës dhe Xhaminë e Plumbit, të cila ndodhen vetëm 15 km larg nga Gardenland, ku transporti realizohet nga Gardenland Resort. Kështu përmbyllet ky super udhëtim, i cili do të mbetet gjatë në memorien e familjes dhe është pikërisht aventura familjare që po kërkoni.
Përmbajtja e paketës:
Çmimi & Vlefshmëria e Ofertës:
Çfarë nuk përfshihet: Çdo gjë që nuk përmendet tek “Përmbajtja e Paketës”.
Programi i sugjeruar për këtë udhëtim: Sa kohë keni pa kaluar aventurën e fundit? Sa kohë keni pa eksploruar natyrën, tokën, pa bërë ecje në natyrë, hiking, kanoe, futboll, volejboll, xhiro me bicikletë, peshkim apo të shijoni ushqim bio? Ne kemi krijuar një paketë që i përfshin të gjitha…
Si është konceptuar kjo paketë dhe çfarë ju sugjerojmë?
Dita 1: Së pari kryejmë check in pranë recepsionit dhe akomodohemi në dhomën familjare. Pasi kemi lënë sendet tona nëpër dhoma, atëherë drejtohemi drejt barit pranë recepsionit ose restorantit dhe konsumojmë nga një pije mirëseardhje, lëng thane apo shege nën ngrohtësinë e zjarrit të oxhakut. Nëse koha është e mirë, në fushën e sportit e gjithë familja mund të organizojë një lojë volejbolli ose futbolli. Nëse fëmijët nuk duan që të përfshihen në lojë, atëherë mund të shkojnë të luajnë në këndin e lojrave ose mund të marrin biçikletat dhe të shëtisin nëpër Gardenland Resort. Biçikletat mund t'i marrin edhe të rriturit, të cilët nuk duan që të përfshihen në lojë. Pas një dite me aktivitete sportive, tashmë është koha për të shijuar një darkë fantastike me 4 pjata menu dhe 1 pije.
Dita 2: Dita e dytë fillon duke konsumuar mëngjesin e bollshëm, pasi na pret një ditë e gjatë. Pasi keni konsumuar mëngjesin dhe pirë kafenë/çajin, tashmë është koha që të bëheni gati për hiking. Është koha për të ekploruar Gurin e Dragonit dhe për të shijuar pamjen panoramike të Ultësirës së Shkodrës nga kodrat që jemi ngjitur. Do të zbuloni historinë e legjendës së “Gurit të Dragonit”, do të shikoni shpellat ngjitur dhe një peisazh tepër unik deri në horizont. Rruga vajtje ardhje do të jetë rreth 1 orë e 45 minuta. Pasi të kthehemi në Gardenland Resort është koha për një pushim të vogël në ambientet e barit tonë dhe duhet të përgatitemi për të eksploruar serën, fermën, rezervatin dhe lumin Drin. Një person i stafit tonë do t'ju udhëzojë nëpër ambientet e fermës sonë. Fillimisht shkojmë tek sera jonë, shikojmë perimet dhe zarvatet që janë mbjellë në tokë. Më pas kalojmë dhe ushqejmë patat, rikat dhe pulat e fermës dhe shikojmë vendet ku qëndrojnë. Më pas ngjitemi në kodrinën e Gardenland Resort, vend ku kulloten delet e fermës sonë. Zbresim kodrinën, marrim pajisjet e peshkimit dhe fillojmë të peshkojmë ose në rezervatin që kemi krijuar, ose në lumin Drin. Këtu përfundon eksplorimi i fermës, serës dhe rezervatit të Gardenland Resort. Nëse keni shpirtin e sfidës dhe të aventurës, mund të vijojmë aventurën tonë duke marrë Kanoet, veshjet e duhura, të cilat i merrni në Gardenland Resort dhe fillojmë të shëtisim me Kanoe nëpër Drin. Nëse mendoni se janë shumë aktivitete brenda një dite, atëherë ne ju sugjerojmë që këtë aktivitet ta realizojmë në ditën e tretë. Më pas shkojmë në dhomë dhe të relaksohemi ose mund të qëndrojmë në hollin pranë recepsionit dhe luajmë letra/shah/tavull. Pas ditës së dytë me aktivitete shtesë, tashmë është koha për të shijuar një darkë fantastike me 4 pjata menu dhe 1 pije. Kështu mbyllet një ditë plot me aventura, emocione, adrenalinë dhe kujtime.
Dita 3: Dita e tretë fillon duke konsumuar mëngjesin e bollshëm në ambientet e restorantit. Nëse ndjeheni shumë të lodhur nga dy ditët plot me aventura, mos u shqetësoni pasi ta sjellim mëngjesin në dhomë. Tashmë është koha për të bërë një xhiro me kanoe. Pasi marrim jelekët në Gardenland, fillojmë aventurën. Nëse hezitoni apo keni frikë të bëni xhiro me kanoe, atëherë mos u shqetësoni, pasi ne do t'ju bëjmë një xhiro në varkë. Ka me pak adrenalinë, por gjithsesi është një zgjedhje e mirë! Kështu përfundon një tjetër eksperiencë magjike në Gardenland.
Check-in nga 2:00 PM deri 12:00 AM / Check-out deri 11:00 AM
Parapagimi: Nuk nevojitet parapagim.
Mëngjesi kontinental i përfshirë.
Ku mund të rezervoni: Ju mund të rezervoni duke dërguar email: info@gardenlandresort.com, duke na telefonuar në numrin:+355 69 20 60 524; ose në rrjetet sociale facebook ose instagram.