10. A gatuani vetëm tradicionale apo edhe të tjera?

Gardenland Resort është një resort i përmasave të mëdha dhe ne kemi integruar të njëjtën filozofi si resortet me standarte ndërkombëtare. Ne Gardenland Resort gjeni 3 restorante dhe te treja ofrojnë gatime të ndryshme. Restoranti ynë kryesor, i cili eshte fuksional gjatë gjithë vitit, është Agroturizëm Gardenland. Këtu ofrohet kuzhinë tradicionale, e ndërthurur me kuzhinën mesdhetare. Gjithashtu kemi dhe dy restorante të tjera sezonale: Restoranti në zonën e hotelit dhe Grill House. Restoranti në zonën e hotelit është një restorant modern, me një kuzhinë italiane dhe mesdhetare, ndërsa Grill House, e cila ndodhet në zonën pranë pishinës, ofron mundësinë për të gjithë personat që vizitojnë pishinën gjatë sezonit veror, të konsumojnë diçka të shpejtë dhe me çmime të përballueshme nga çdo grupmoshë.

Did you like this? Share it!

Leave Comment