Sporti në Gardenland Resort Shkodër

Sporti ka qënë një ndër pasionet më të mëdha të themeluesve të Gardenland Resort, Shkodër (vëllezërit Rraboshta) dhe ashtu siç kanë patur dëshirën për të ofruar një territor të rëndësishëm për hapësirën e fermës, ashtu i kanë dhënë një hapësirë shumë të madhe edhe terreneve sportive.

Në Gardenland Resort ju gjeni një fushe sporti për futboll & volleyball, por gjithashtu gjeni dhe hapësira të tjera për të apasionuarit për sporte ujore, aventura me kanoe, biçikletave etj. Sporti është pjesë integrale e Gardenland Resort prej shumë vitesh dhe nuk mund te konceptohet ky resort i pa lidhur me Sportin. Ne kemi nje shprehje në Gardenland Resort: “Trajnohu si sportist; ushqehu me produkte të rritura në mënyrë natyrale; bej gjumë të rehatshëm dhe do të fitosh çdo sfidë si një kampion.” Te katërta këto elementë janë pjesë e Gardenland Resort. Ashtu siç e kemi shprehur edhe në artikujt e tjerë, Gardenland Resort është një resort i krijuar nga familja për familjen.

Që në vitin 2015 Gardenland Resort është shtëpia kryesore e mikpritjes së futbollistëve të kombëtares së Shqipërisë, Kosovës, Anglisë U-21 dhe gjithashtu të ekipeve të kategorisë superiore, si psh: Vllaznisë, Teutës, Skënderbeut, Kukësit, Laçit, Burreli. Përpara se të ndeshen në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, bëjnë grumbullimet në Gardenland Resort, relaksohen përpara ndeshjes në natyrën e mrekullueshme, ushqehen dhe përgatiten për ndeshje.

Gjate komunikimit në Instagram, u shtrua nje pyetje: Pse ekipet kryesore zgjedhin gjithmonë Gardenland Resort si vend për grumbullim përpara çdo ndeshjeje? Arsyet kryesore që listojmë janë:

– Hoteli ka kushte shumë komode.
– Ushqimi që shërbehet është i kontrolluar.
– Resorti shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 4 hektarësh dhe gjithçka është në harmoni me natyrën.
– Gardenland Resort është i bukur në çdo stinë.

Viti 2019 ishte viti ku emri i Gardenland Resort lidhet maksimalisht me sportin. Administratorët e Gardenland Resort themelojnë akademinë e sportit Murlani dhe sponsor kryesor i të gjithë ekipeve është Gardenland Resort. Gjatë vitit 2020 Akademia sëbashku me bashkinë e Vaut te Dejës, rikonstruktojnë terrenet sportive në Barbullush, vend ku sterviten dhe zhvillojnë ekipet e moshave të ndryshme ndeshjet.

Gjithashtu pranë Gardenland Resort kemi planifikuar në një të ardhme të afërt të ndërtojmë terrene profesionale sportive dhe të ofrojmë më shumë për sportin e zonës së Shkodrës. Gardenland Resort mirëpret çdo person që e do sportin, që e do natyrën dhe eksperiencat unike.

Did you like this? Share it!

Leave Comment

Open chat