Prezantimi i turizmit në Veriun dhe Alpet Shqiptare

Në vitet e fundit, turizmi në zonën e veriut të Shqipërise në Alpet Shqiptare është gjithmonë në rritje dhe shumë turiste të huaj dhe të brendshëm vizitojnë çdo atraksion turistik që ndodhet në këtë rajon. Turistët vijnë në zonën e veriut të Shqipërisë për të vizituar Alpet e Shqipërisë, ku përfshihen Thethi, Razma, Boga, Tamara, Lëpusha, Vermoshi dhe Valbona, por gjithashtu vijnë për të vizituar Lumin e Shalës, Ishullin e Sardës, Liqenin e Komanit, Liqenit e Vaut të Dejës, Velipojën, qytetin e Shkodrës, Urën e Mesit, Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, Shëtitoren Kolë Idromeno, Shirokën, Liqenin e Shkodrës, Lumin Buna, Kalanë e Rozafës, Kalanë e Drishtit, Xhaminë e Plumbit ej. Lista e vendeve më të bukura që mund të vizitoni në zonën e veriut të Shqipërisë dhe të Alpeve është shumë e gjatë, por ne do të përqëndrohemi në këto zona.

Kalimi nga një zonë në një zonë tjetër në Alpet e Shqipërisë është e vështirë dhe nëse do të vizitosh zona të ndryshme atëherë duhet ti ndjekësh sipas itinerareve të ndryshme. Pra ne varësi të aksesit të zonës, ne i kemi ndarë në zona të ndryshme dhe do të japim më shumë informacion në vijim:

a) Itinerari Leqet e Hotit, Tamarë, Selcë, Lëpushë, Vermosh

Pas rreth 80 minutash udhëtim me makinë, arrin në zonën e Leqeve të Hotit dhe ky është ballkoni hyrës drejt Alpeve të Shqipërisë. Pasi kalon rrugën gjarpëruese mes maleve shumë të thepisura, vijon një udhëtim shumë ndryshe nga çfarë keni bërë më parë. Rruga është e asfaltuar deri në Vermosh dhe ju mund t`i vizitoni këto destinacione me çdo lloj makine (kujdes stinën e dimrit, pasi disa segmente mund të jenë të bllokuara nga dëbora.) Pasi udhëtoni rreth 15 minuta duhet të bëni një ndalesë në zonën e Tamarës, pasi është ndër vendet më të vizituara. Ndalesen e parë duhet ta beni tek ura e Tamarës, e cila ndodhet në hyrje dhe dega e lumit Cem i cili është i kristaltë kalon poshte urës.

Më pas vijoni në Tamarë udhëtimin tuaj, ku do të vizitoni shëtitoren dhe gjithashtu shumica e restoranteve kanë një miniballkon ku mund të shijoni pamjen magjike të maleve të thepisura dhe lumin Cem. Temperaturat në këtë zonë janë relativisht të ngrohta pasi Tamara ndodhet vetëm 200 mbi nivelin e detit. Duhet të theksojmë që keni mundësine të shikoni shumë elementë të periudhës komuniste, si psh uzina, bunkere, reparte ushtarake etj.

Më pas vijon udhëtimi duke u futur më në brendësi të Alpeve të Shqipërisë. Ndalesa tjetër është Selca. Mbase nuk është shumë e njohur nga ju, por rekomandojmë që ta vizitoni këtë destinacion, pasi ka një ujëvarë magjike dhe disa kanione që nuk mund ti shikoni në asnjë vend tjetër. Ndodhen pikërisht në kufirin midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe ujëvara e Selcës ndodhet rreth 2-3 km larg nga rruga kryesore, rrugë të cilen do ta përshkoni në këmbë.

Vijojmë rrugëtimin tonë në Malësinë e Kelmendit për t`u drejtuar drejt Lepushës. Ne mund te themi që Lepusha është padyshim e ngjashme me Alpet e Austrisë apo Zvicrës. Është një nga pasuritë më të mëdha turistike malore me një peisazh të pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër, me malë te thepisura, me pemë dhe bimësi të dendur, ajër dhe çdo element tjetër fantastik.

Pasi përfundojmë udhëtimin në Lëpushë, drejtohemi drejt Vermoshit, pika ku përfundon territori i Republikës së Shqipërisë. Edhe Vermoshi është krejtësisht unik, pasi shtrihet në një luginë të madhe, ku midis kaloni Lumi i Vermoshit dhe në të dy anët e tij janë të vendosura të gjitha shtëpitë, hotelet, bujtinat dhe restorantet. Duket sikur je në një zonë fushore dhe nga të gjitha anët i rrethuar nga malet e thepisura. Me këtë peisazh mahnitës përfundon udhëtimi ynë në këtë aks.

Në këtë rajon vlen shprehja, që më i rëndësishem është udhëtimi sesa destinacioni final. Nga Gardenland Resort deri në Tamarë, ne kemi ndertuar një Guide Elektronike, të cilën mund ta aksesoni duke klikuar këtu.

b) Razëm, Bogë, Theth

Ky është aktualisht itinerari dhe zona më e vizituar e Alpeve te Shqipërisë. Nder vitet e fundit Razma ka qënë ndër atraksionet turistike më të mëdha të zonave malore. Razma ndodhet rreth 1000m mbi nivelin detit dhe është zona më e afërt, e aksesueshme gjatë gjithe vitit, rrugë e asfaltuar dhe me një natyrë të mrekullueshme. Në Razëm ju sugjerojmë që të shëtisni në pyjet e dendura të ahut, të vizitoni Fushën e Zezë, malin e Veleçikut, Qafe Keçen, Shpellën e Pëllumbave etj. Nese nuk e keni vizituar akoma Razmën, ateherë hidhi një sy fotove më poshtë:

Boga është një tjetër zonë e mrekullueshme që ndodhet në këtë rajon. Nuk është një zone shumë e promovuar për shkak të mungeses së infrastrukturës, por është nje vend që ia vlen të vizitohet. Udhëtimi për në Theth është nëpërmjet Bogës, prandaj ju sugjerojmë që ta vizitoni. Rruga është e asfaltuar dhe Alpet janë magjike.

Thethi është destinacioni i fundit i aksesueshëm me makinë. Deri në Mars 2021, datë e cila është shkruar ky artikull, nuk është përfunduar asfaltimi i rrugës dhe lëvizja për në Theth bëhet me makina Fuoristrada (SUV). Pavarësisht mungesës së infrastrukturës, Thethi është në top të destinacioneve më të vizituara në Alpet e Shqiperisë dhe ka bukuri përrallore, si psh: Syri i Kaltër i Thethit, Ujëvara e Thethit, Lugina e Thethit, Pyjet, Mullirin, Bujtinat etj.

c) Kalimi Theth – Valbonë

Ashtu siç e shpjeguam dhe më sipër, arsyeja që i grupuam sipas këtyre itinerareve ishte në varesi të aksesit të zonës. Duke u nisur nga Shkodra, nëse duam të vizitojmë Valbonën, duhet të shkojmë në Theth me makinë dhe më pas të vijojmë rreth 6 orë në këmbë udhëtimin tonë drejt Valbonës. Rruga tjetër për të shkuar në Valbonë është nëpërmjet zonës së Tropojës, më konkretisht: Kukës, Gjakovë, Bajram Curr dhe më pas vijon më makine në Valbonë. Nëse je i apasionuar pas natyrës, maleve dhe alpeve atëherë shënoje në listën tënde këtë tur. Vetëm duhet të keni kujdes që të përzgjidhni periudhen e duhur për ta vizituar, pasi temperaturat janë të ulta dhe gjatë stinës së dimrit është e paaksesueshme për shkak të dëborës.

d) Qyteti i Shkodrës & rrethinat

Shkodra ka një trashëgimi të jashtëzakonshme historike dhe ka potencial shumë të madh për zhvillimin e turizmit. Shkodra është i vetmi qytet në Shqipëri që një rajon ndodhet deti, lumi, liqeni, qyteti, monumente, mali, alpet etj. Pra e thënë ndryshe, Shkodra ofron turizëm për çdo turist, pavarësisht kërkesave të tyre. Po cilat janë top destinacionet turistike më te sugjeruara në Shkodër dhe në zonën pranë qytetit të Shkodrës? Më poshtë po sugjerojmë top 10 vendet që duhet të vizitoni në Shkodër:

  1. Kalaja e Rozafës
  2. Xhamia e Plumbit
  3. Shiroka
  4. Lumi Buna
  5. Shëtitorja Kolë Idromeno
  6. Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi
  7. Ura e Mesit
  8. Kalaja e Drishtit
  9. Liqeni i Shkodrës
  10. Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës

e) Vau i Dejës, Ishulli i Sardës, Koman, Lumi i Shalës

Ky është një rajon që ka marrë vemendje shumë të madhe në vitet e fundit dhe është kryesisht i vizituar nga të rinjtë. Te tre këto destinacione janë pjesë e Vaut te Dejës dhe në këtë zonë përfshihet Liqeni i Vaut te Dejës, Liqeni i Komanit, Lumi Drin, Lumi i Shalës dhe Ishulli i Sardës. Ne kemi ndërtuar një artikull shumë të plotë mbi lumin e Shalës si destinacion dhe kemi përmbledhur shumicën e informacioneve që duhen përpara se të vizitoni këtë zonë dhe kemi sugjeruar disa këshilla. Këtë artikull e lexoni duke klikuar këtu.

Gjithashtu nga Gardenland Resort deri në ishullin e Sardës, kemi ndërtuar një Guidë Elektronike, të cilën mund ta aksesoni duke klikuar këtu. Ndërsa Guidën Elektronike për tek Lumi i Shalës, mund ta aksesoni duke klikuar këtu.

f) Shëngjin, Velipojë

Pavaresisht se veriu i Shqipërisë njihet kryesisht për turizmin malor, nuk duhet te harrojmë që ka një shtirje shumë të madhe dhe në zona bregdetare. Plazhet ranore si Shëngjini apo Velipoja, të cilat janë shumë të frekuentuera, janë ndër zonat më të vizituara gjatë stinës së verës.

Çfarë sugjerojmë?

Gardenland Resort ndodhet në zemër të këtij rajoni dhe nga Gardenland Resort ju mund të aksesoni lehtesisht secilin prej destinacioneve që kemi listuar më sipër. Ne ju sugjerojme që të provoni një eksperiencë ndryshe dhe me plot aventura. Ne kemi krijuar një paketë, ku kemi permbledhur vizitën në shumicën e këtyre destinacioneve dhe çdo natë fjetja komode në një resort me standarte ndërkombëtare me 4 yje. Paketat mund ta aksesoni duke klikuar këtu.

Did you like this? Share it!

Leave Comment

Open chat