Guida Elektronike 3/5 “Ishulli i Sardes” – Gardenland Resort

Gardenland Resort ndodhet ne nje pozite gjeografike fantastike, pasi brenda 30 minutave akseson detin, fushen, lumin, liqenin, malet, monumentet kulturore, qytetin. Pra nese ndodhesh ne Gardenland, brenda 30 minuta do te mberrish ne cfaredo lloj destinacioni qe deshiron. Kjo eshte piknisja qe ne kemi ndertuar 5 Guida Elektronike, ne menyre qe tiu vijne ne ndihme dhe ju ti vizitoni lehtesisht keto destinacione dhe si udherrefyes te keni celularin tuaj. Tashme nuk keni as pse te kerkoni guida (te cilat jane te shtrenjta) apo te prisni qe ndertohet grupi. Tashme shume lehte, duke ndjekur instruksionet ne vijim, ju do te arrini ne destinacionet mahnitese qe keni planifikuar te vizitoni.

1. Instruksione rreth itinerarit qe do te ndiqni: 
Pikenisja: Gardenland Resort – Mberritja: Ishulli i Sardes
– Gjatesia e segmentit: 28km (1 drejtim)
– Menyra e levizjes: Me makinë (rruga e pjeserisht asfaltuar)
– Niveli i veshtiresise & Grupmoshat: Fillestar
– Periudhat e sugjeruara: Pranvere, Vere, Vjeshte
– Disniveli: 200m
2. Perdorimi i Guides Elektronike: 
Kliko ketu linkun e guides
– Rruga integrohet ne aplikacionin Google Maps
– Pikat BLU: Jane tabela elektronike me foto dhe informacione
– Vija me ngjyrë blu: Rrugë e asfaltuar e cila njihet nga Google Maps dhe ju e shndërroni celularin tuaj në Navigator dhe itinerari mbivendoset ne harte.

– Vija me ngjyrë të verdhë: Rruge e pashtruar. Edhe nese nuk keni internet ne keto zona, perseri harta ruhet dhe pozicioni juaj ne harte leviz.

3. Disa keshilla qe duhet te keni parasysh
– Harta integrohet në Google Maps.

– Kariko celularin.
– Hapeni hartën në një moment kur jeni të lidhur me internet dhe klikoni tabelat, në mënyrë që informacioni të ruhet. Këtë hartë nuk e hapni dot nese nuk jeni të lidhur në internet.
– Mos e mbyllni Google Maps gjatë kohës që jeni në lëvizje, pasi në zonat ku nuk keni akses internet, nuk e rihapni dot.
– Google Maps & çdo aplikacion tjetër nuk njohin shtigjet malore për ta shndërruar në navigator, prandaj e vetmja mënyrë orientimi është me anë të GPS.
– Pozicioni juaj në hartë ka një marzh gabimi +/- 20 m, prandaj këtë duhet ta keni parasysh.
– Nuk sugjerohet që të vizitoni këtë destinacion në periudhat me nivele të larta të lagështisë, dëborës & kushte jo të favorshme meteorologjike.
Kete flete mund ta ruani ne celularin tuaj.

Nëse doni që të përzgjidhni një guidë tjetër, më poshtë keni 4 guidat e tjera:

Did you like this? Share it!

Leave Comment

Open chat