Ushqimi tradicional në Agroturizëm Gardenland, Shkodër

Restorant Agroturizëm Gardenland në Shkodër është pjesë e resortit, i cili është konceptuar që në hapësira të ndryshme të ofrojë shërbime dhe gatime të ndryshme. Kuzhina Mesdhetare është mbizoteruese dhe elementet e saj gjenden tek të 3 restorantet tona. Por vëmendjen dhe përkushtimin më të madh e ka kuzhina tradicionale.

Restoranti ynë tradicional operon gjatë gjithë vitit dhe pozicionuar në zemër të kompleksit. Ambient tepër i ngrohtë dhe familjar, ku gjithçka është në harmoni me natyrën. Çdo prodhim e marrim në fermën tonë dhe e sjellim në pjatën tuaj. Të gjitha recetat e hershme të zonës së Shkodrës, shumë elemente të kuzhinës tradicionale të zonës së veriut të Shqipërisë dhe të kuzhinës mesdhetare, sëbashku me eksperiencën e kuzhinierëve tanë i kemi kombinuar dhe kemi krijuar një menu të dedikuar speciale në mënyre që çdo person të arrijë të gjejë shijen e preferuar.

Cilat janë disa nga gatimet e zonës së Shkodrës që i gjeni në restorantin tonë?

Ne kemi risjelle recetat origjinale të përgatitjes së byrekut, tavave, reçelnave, tespixhes etj.

Po elementët e kuzhinës tradicionale të zonës së veriut?

Disa nga elementet e kuzhinës tradicionale të zonës së veriut janë: Prodhimet e brumrave, turshitë, mënyra e përgatitjes së mishit, pastërmaja etj.

Së fundmi cilat janë elementet e kuzhinës mesdhetare?

Nëse jeton në rajonin e mesdheut është e pamundur që të mos gjesh elementët e kuzhinës mesdhetare në gatimet e zonave të ndryshme. Shumë elemente të kuzhinës italiane, greke dhe turke do ti gjeni në restorantin tonë. Duke i permbledhur të gjitha dhe gjithashtu duke patur një staf profesional në sektore të përcaktuar, ne arrijmë që të sjellim gatimet më të mira.

Gardenland Resort është një biznes familjar. Çdo ambient është i përshtatur që familja të gjejë një vend ideal për të kaluar momentet më të bukura. Ashtu siç kemi investuar në krijimin e një ambienti shumë komod dhe me stardarte ndërkombëtare, ashtu kemi investuar shumë edhe në sektorin e gastronomisë.

Në pamje të parë duket shumë e lehtë që të krijosh një restorant me gatime tradicionale. Por kur vjen puna tek shija, ajo është gjëja më e vështirë, pasi nuk të duhet vetëm një staf profesional me eksperiencë, por edhe lëndë e parë dhe furnizime me produkte natyrale dhe bio. Kjo është arsyeja që kemi krijuar fermën dhe i kemi dhënë një hapësirë shumë të madhe. Sera është krijuar që në zanafillë dhe vazhdon të funksionojë edhe sot. Vitet e fundit kemi shtuar shpendë si pata, rika, rosa, pula dhe gjithashtu kemi shtuar dhe kopenë e deleve të cilat kulloten në kodrinat e Gardenland Resort.

Gjithashtu kemi shtuar dhe shumë pemë frutore, shegë, vreshta rrushi, kivi etj në hapësirat pranë fermës.

Mishin e shpendëve, vezët, kosin dhe qumështin e deles, perimet dhe frutat i sigurojmë anë të fermës. Gjithashtu kemi marrëveshje me fermeret e zonës së Barbullushit dhe Bushatit, prej të cilëve marrim prodhimet e
perimeve, frutave sezonale dhe mishit.

Gjithçka është konceptuar për të qënë në funksion të Restorant Agroturizëm Gardenland dhe të ofrojmë produktet më të mira për ju. Gjithashtu kemi krijuar një artikull për fermën, të cilin mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Por ushqimi i mirë duhet të shoqërohet gjithashtu dhe me pije të mira. Çfarë pijesh ofron Gardenland Resort? Gjatë gjithë vitit ne ofrojmë pijet e lëngut të thanës, boronicës, shegës, si pije mirëseardhje në Gardenland Resort. Disa pije të tjera tradicionale që gjeni në çdo stinë në Gardenland Resort janë: Rakija e fshatit, Çajra mali Bio, Verëra Shqiptare. Ne kemi një koleksion të madh të verërave shqiptare dhe gjithashtu të verërave franceze dhe italiane.

Ju sugjerojmë që ti hidhni një sy videos më poshtë për t`u njohur më shumë me fermën dhe ambientet e Restorant Agroturizëm Gardenland:

Did you like this? Share it!

Leave Comment

Open chat