Më poshtë kemi përmbledhur pyetjet kryesore që bëjnë turistet në Gardenland dhe gjithashtu kemi dhënë përgjigjet për çdo pyetje!
Pyetje-Përgjigje
Gardenland Resort është i hapur gjatë gjithë vitit dhe në çdo stinë ne ofrojmë mundesi të ndryshme për të realizuar aktivitete të ndryshme. Ne ofrojme mundësinë për dhjetra aktivitete si hiking, kanoe, varkë, shëtitje me guidë, biçikleta, peshkim, sporte të ndryshme (përveç pishinës dhe shërbimeve të tjera standarte të resortit). Që të përzgjedhësh se në cilën stinë do të vizitosh Gardenland Resort, të përket të zgjedhësh ty në varesi të asaj që po kërkon!
Patjetër që ne e ofrojmë këtë shërbim. Në momentin kur të bëni check in, jeni të lutur që të informoni stafin dhe do t`iua sjellim pa asnjë pagesë tjetër shtesë.
Ne ofrojmë biçikleta për vizitorët në Gardenland Resort. Gjithashtu ofrojmë edhe pajisjet e peshkimit, varkë dhe kanoe, ndërsa motorra jo. Se shpejt do të ofrojmë dhe mundësinë për shëtitje me kuaj. Gjithashtu ofrojmë dhe furgonat apo minibuze për lëvizjet për grupe në atraksionet pranë Gardenland Resort. Shumë prej këtyre aktiviteteve janë të ndërthurura në paketa dhe ju mund ti shikoni paketat duke klikuar këtu
Që në momenin kur kemi krijuar Gardenland Resort, kemi krijuar edhe fermën. Koncepti i Gardenland Resort është që të ofrojë ushqim sa me cilësor, të shijshem dhe të kontrolluar. Duke qënë se klima është shumë e favorshme dhe tokat në zonën e Barbullushit janë shumë pjellore, atëherë mendojmë që shumicën e produkteve mund t`i prodhojmë ose mund ti marrim nga fermeret e zonës. Kemi një serë, 1 ambient ku qëndrojnë delet, tëcilat kulloten në kodrinën Gardenland dhe gjithashtu kemi 2 ambiente të tjera ku qëndrojnë zogjtë dhe pulat. Paketat tona kanë të përfshira dhe një tur në Gardenland Resort. Kliko këtu për paketat.
Është në fazë ndërtimi dhe ndodhet pranë recepsionit. Shumica e punimeve kanë përfunduar, por pandemia ka ulur ritmin e punimeve. Shumë shpejt do jetë funksionale.
Patjetër që po. Ne gjithashtu kemi një Pool Bar, ku mund të porosisni pijet dhe kokteilet e preferuara.
Gardenland Resort dhe Sporti janë të ndërlidhura që në zanafillë. Arsyet se pse të gjithë ekipet e futbollit përzgjedhin Gardenland Resort janë: Resort me 4 yje dhe me kushte shumë të mira; Ushqim cilësor dhe i kontrolluar; Resorti është i shtrirë në një hapësirë shumë të madhe dhe futbollistët mund të relaksohen përpara ndeshjes; Ajri, natyra dhe çdo gjë në Gardenland Resort është fantastike. Gjithashtu Gardenland Resort është sponsori dhe krijuesi i akademisë së futbollit KF Murlani. Kjo gjë e bën Gardenland Resort të lidhur në afatgjatë me sportin.
Pishina është sezonale dhe datat standarte e hapjes jane: 1 Maj – 30 Shtator. Pishina është e përmasave shumë të mëdha, ka mirëmbajtje ditore dhe realizojmë shumë organizime dhe evente.
Nuk ka çmim ekstra, por në momentin kur të bëni rezervimin, duhet ta bëni këtë kërkesë dhe të merrni konfirmimim nga recepsioni.
Gardenland Resort është një resort i përmasave të mëdha dhe ne kemi integruar të njëjtën filozofi si resortet me standarte ndërkombëtare. Ne Gardenland Resort gjeni 3 restorante dhe te treja ofrojnë gatime të ndryshme. Restoranti ynë kryesor, i cili eshte fuksional gjatë gjithë vitit, është Agroturizëm Gardenland. Këtu ofrohet kuzhinë tradicionale, e ndërthurur me kuzhinën mesdhetare. Gjithashtu kemi dhe dy restorante të tjera sezonale: Restoranti në zonën e hotelit dhe Grill House. Restoranti në zonën e hotelit është një restorant modern, me një kuzhinë italiane dhe mesdhetare, ndërsa Grill House, e cila ndodhet në zonën pranë pishinës, ofron mundësinë për të gjithë personat që vizitojnë pishinën gjatë sezonit veror, të konsumojnë diçka të shpejtë dhe me çmime të përballueshme nga çdo grupmoshë.
Nga data 1 tetor deri më 30 Prill çmimi i akomodimit me mëngjes është 20 euro/personi (40 Euro/cifti). Ndërsa gjatë sezonit 1 Maj – 30 Shtator çmimet janë të ndryshueshme. Ju rekomandojmë që të kontrolloni në datat që po kerkoni, në Booking (kliko ketu), Website ose në Expedia.
Atraksionet më të bukura pranë Gardenland Resort janë:
1. Guri i Dragonit – 2 km (15 minuta)
2. Muzeu Ndre Mjeda – 5 km (10 minuta)
3. Kalaja e Rozafës – 15 km (19 minuta)
4. Xhamia e Plumbit – 15 km (19 minuta)
5. Liqeni i Vaut te Dejes – 16 km (20 minuta)
6. Shiroka – 17 km (22 minuta)
7. Qyteti i Shkodrës – 19 km (25 minuta)
8. Muzeu Marubi – 19 km (25 minuta)
9. Ura e Mesit – 25 km (40 minuta)
10. Lumi i Shalës – 49 km (90 minuta) Distanca deri në Koman, pasi pjesa tjetër bëhet me traget.
11. Kruja – 68 km (75 minuta)
12. Tamara – 80 km (90 minuta)
Rruga është e asfaltuar dhe në çdo stinë e aksesueshme me makinë të vogël. Duhet të keni diçka parasysh, që nëse vini nga Tirana (ose nga Lezha), kaloni nëpërmjet Bushatit dhe me pas kthehuni për në Barbullush, pasi rruga është në gjendje më të mirë.
Më poshtë po listojme te gjithe llojet e aktiviteteve qe ofrojme gjate gjithe vitit:
1.Vizitë në muzeun “Ndre Mjeda”
2. Shëtitje me Guide (Velipojë, Lumi i Shalës, Kalaja e Rozafës, Xhamia e Plumbit, Ura e Mesit)
3. Varkë
4. Kanoe
5. Peshkim
6. Futboll
7. Volejboll
8. Biçikleta
9. Hiking
10. Tur në fermën Gardenland
11. Mini klub për fëmijët
12. Kënd lojrash për fëmijë
13. Pishinë & Sporte ujore (Sezonale)
Kemi krijuar te dy llojet e paketave, të cilat janë të vlefshme: 1 Maj – 30 Shtator. Paketa Half Board dhe All Inclusive të cilat mund ti shikoni duke klikuar këtu. Nëse doni të shikoni paketat aktive në periudhën 1 tetor – 30 prill, atëherë klikoni këtu.
Për t`iu përgjigjur kësaj pyetje kemi ndërtuar një artikull me 85 gjërat që mund të bëni në Gardenland Resort. Kliko këtu për të lexuar artikullin.
Kemi 2 Junior Suita dhe aktualisht kemi një paketë aktive “Gardenland Romance” e cila përfshin dekorin e dhomës, darkën, mëngjesin në dhomë, 1 shishe spumante + mini ëmbëlsira dhe shëtitje me varkë. Kliko këtu për të lexuar paketën e plotë.
Ne e kemi si aktivitet dhe gjithashtu kemi gjithë pajisjet e peshkimit. Ne kemi krijuar një rezervuar në ambientet tona, por gjithashtu mund të peshkoni edhe në Lumin Drin.
Së pari Gardenland Resort dhe Lumi i Shales janë pjesë e së njëjtës bashki: “Bashkia e Vaut të Dejës”, pjesë e qarkut të Shkodrës. Gardenland Resort është një nga pikat më të aferta me Lumin e Shalës. Ne nuk ju sugjerojmë që ta bëni vajtje ardhje nga Tirana, pasi është rreth 10 orë rrugë në total dhe nuk arrini që të shijoni natyrën e mrekullueshme në Lumin e Shalës. Nëse doni të merrni çdo informacion mbi Lumin e Shalës, atëherë klikoni këtu.
Hartën e resortit sëbashku me legjendën mund ta shikoni duke klikuar këtu.
Aktualisht po e ndërtojmë një katalog elektronik me çdo informacion të mundshëm dhe do ta hedhim ne web.
Çmimet për fëmijë janë:
0-4 vjeç janë falas
4-12 vjeç janë me 50% të çmimit
12+ janë me çmim të plotë
Kjo është e vlefshme si për akomodimet, ashtu edhe për paketat.
Çmimet në Booking mund ti shikoni duke klikuar këtu.
Në këtë rast, jeni të lutur që të dërgoni kërkesën tuaj me gjithe specifikat në adresën e emailit: info@gardenlandresort.com
Ne bashkëpunojmë me agjenci dhe kemi një kapacitet prej 50 dhomash. Nese jeni agjenci, jeni te lutur që të beni kërkesën duke dërguar email: info@gardenlandresort.com