Prezantimi i fermës, serës, Agroturizmit në Gardenland Resort, Shkoder

Gardenland Resort, Shkodër ka një hapësirë shumë të madhe dedikuar Agroturizmit. Më konkretisht, ne kemi një fermë të madhe me serë, shpendë, dele. Puna e fermerit është pjesë shumë e rëndësishme për ecurinë e këtij drejtimi në Gardenland dhe puna e fermerve është shumë e çmuar. Nëse për të gjithë njerëzit puna e tyre matet me orë, puna e një fermeri matet me dynym dhe hektarë dhe me prodhim.
Lehtësisht mund të shtrohet pyetja: Pse një resort modern me një supër pishinë, me 3 restorante dhe shumë shërbime të tjera elitare, duhet të ketë një fermë, pasi resortet e këtij standarti përgjithësisht nuk kanë këtë lloj organizimi? Përgjigja është shumë e thjeshtë: Gardenland Resort, pavarësisht madhësisë apo stardarteve, është një biznes i krijuar nga familja që do natyrën, që do të ushqehet me ushqime natyrale dhe bio që janë të shijshme dhe të sigurta. Këtë gjë e kemi patur gjithmonë në fokus që t`iua ofrojmë klientëve. Ne duam që në fermën tonë të prodhojmë produktet që ju konsumoni në restorant. Ky koncept ka qënë gjithmonë në Gardenland Resort. Shikoni një foto të vitit 2015 të serës.

Vitet e fundit gjithashtu kemi shtuar territorin e fermës duke shtuar pula, rika, pata dhe zogj të tjerë. Gjithashtu kemi shtuar kopenë e deleve, të cilat kulloten në kodrinat e Gardenland Resort. Puna në sera vijon normalisht dhe përpiqemi që të prodhojmë produktet kryesore të stinës. Në një hapësirë tjeter kemi mbjellë shumë pemë frutore dhe vreshtat e rrushit. Pyetja tjetër tepër e rëndësishme që mund të t`iu vijë në mendje: A arrin ferma që të prodhojë çdo gjë që konsumohet në Gardenland Resort? Përgjigja është jo dhe në fazën aktuale arrijmë që të prodhojmë një pjesë. Por duhet të theksojmë qe e kemi zgjidhjen, pasi ne bashkëpunojmë me fermerët e zonës dhe prej tyre marrim pjesën tjetër të prodhimit.

Gardenland Resort ndodhet në një nga zonat më pjellore në të gjithë Shqipërinë, në Ultësirën e Shkodrës. Në këtë zonë tokat janë shumë pjellore dhe të gjitha parcelat janë të punuara dhe prodhimi është shumë cilësor. Ashtu sic e theksuam dhe më sipër, ne kemi vijuar që të punojmë akoma më tepër në këtë drejtim dhe po zgjerojmë gjithmonë e më shumë territorin e fermës. Ashtu si ferma edhe fermerët janë pjesë shumë e rëndësishme dhe janë shumë të vlerësuar për kontributin që japin për Gardenland Resort.

Pjesë e fermës është dhe rezervati i peshkut që kemi krijuar, i cili ndodhet pranë serës.Të gjitha prodhimet, bagëtitë, shpendët dhe pemët trajtohen në mënyrën dhe përkujdesjen e duhur, pasi nëse respektojmë natyrën dhe ligjet e saj, atëherë dhe natyra do të na e kthejë me të njëjtën monedhë.

Në videon prezantuese që kemi realizuar për restorantin, i kemi dhënë një hapësirë shumë të rëndësishme pjesës së fermës. Nëse doni që të shikoni të gjithë ambientet e fermës, atëherë hidhi një sy videos më poshtë:

Did you like this? Share it!

Leave Comment

Open chat