Lumi i Shalës – Çdo informacion që duhet të dini!

Lumi i Shalës është padyshim një nga destinacionet më të frekuentuera në Alpet e Veriut të Shqipërisë. Sezoni, datat e hapjes dhe mbylljes, rruga për të shkuar, transporti, kontakte, akomodim, vendodhja etj, të gjitha informacionet do ti merrni në këtë artikull.

Shpesh herë është etiketuar si Tajlanda e Shqipërisë apo Perla e Ballkanit dhe vizitohet prej dhjetra mijëra turistë shqiptarë dhe të huaj çdo sezon. Në këtë artikull do të japim çdo informacion mbi Lumin e Shalës. Më konkretisht do të japim informacion mbi vendndodhjen; rrugën deri tek lumi i Shalës; për metodat e transportit dhe adresat, numrat e telefonit të furgonave, taksive, varkave apo nëse mund të shkoni me makinë të vogël; mbi mënyrat dhe opsionet për t`u akomoduar tek lumi i Shalës ose në zonat pranë; mbi organizimet dhe ofertat për ture 1 ditore apo 2 ditore tek lumi i Shalës.

Pozicioni gjeografik dhe vendndodhja e Lumit të Shalës.

Lumi i Shalës është një lum i kristaltë i cili ka magjepsur në vitet e fundit turistët shqiptarë dhe turistët e huaj dhe është gjithmonë dhe më shumë i frekuentuar nga njerëzit të cilët duan që të eksplorojne Alpet e Shqipërisë. Lumi i Shalës buron nga zona e Thethit, ndërsa si territor gjeografik, është pjesë e komunës së Vaut të Dejës. Për të shkuar tek Lumi i Shalës, fillimisht duhet të shkoni në Koman me autobus, furgon, taksi ose makinë personale. Kjo rrugë kalon nga Vau i Dejës. Më pas do të merrni tragetin për të vijuar drejt Parkut të Blinit, vend i cili është ndalesa finale. Uji i kristaltë dhe i ftohtë dhe natyra magjike do të bëjnë që të shijoni çdo sekondë qëndrimi në këtë vend.

Sezoni, datat e hapjes dhe mbylljes.

Lumi i Shalës është sezonal dhe nuk mund ta vizitoni ne cdo periudhe. Duke qene se Lumi I Shales ndodhet ne brendesi te Alpeve te Shqiperise dhe rruga e vetme e sugjeruar per turistet eshte nepermjet varkes nga Komani. Ne stinen e dimrit ka shume periudha kur nivelet e ujit jane shume te larta& te ulta apo shpeshhere zona eshte e bllokuar nga rreshjet e debores. Prandaj udhetimin tuaj drejt Lumit te Shales, duhet ta planifikoni nga 1 Maji deri ne 30 Shtator. Ne periudhen tjeter nga 1 Tetori deri me 30 Prill nuk ju sugjerojme qe te vizitoni kete destinacion.

Rruga për të shkuar tek lumi i Shalës.

Rruga kryesore për turistët për të vizituar Lumin e Shalës është me makinë deri në Koman dhe më pas merr tragetin për të udhëtuar drejt Lumit të Shalës. Nga Tirana deri në Koman rruga është rreth 135 km dhe duhen rreth 3.5 orë, ndërsa rruga nga Gardenland Resort deri në Koman është vetëm 50 km. Rruga nga Vau i Dejës deri në Koman është vetëm 35 km dhe duhen më shumë se 1 orë për ta përshkuar. Rruga keni një panoramë fantastike dhe sugjerohet që të lëvizni me makina në gjendje shumë të mirë, fuoristrada SUV, pasi një pjesë e këtij segmenti është e paasfaltuar, ka pak mirëmbajtje dhe mund të jetë e rrezikshme. Pasi arrini në liqenin e Komanit, atëherë do të parkoni makinën dhe do te merrni tragetin drejt lumit të Shalës.

Mënyrat e transportit, numra telefoni dhe vendodhja e tyre për të vizituar Lumin e Shalës.

Për të arritur deri në Koman, mund të merrni furgonat në Shkoder, mund të shkoni me makina fuoristrada ose me autobus nëpërmjet agjencive. Ajo që duhet të keni parasysh është që të përzgjidhni oraret që kombinojnë me lëvizjet e trageteve nga Komani deri në Lumin e Shalës. Kohëzgjatja e udhëtimit që gjarperon mes alpeve është rreth 1 orë 15 minuta, dhe nisja bëhet në oraret 06:00 dhe 09:00. Nëse jeni grup i organizuar është mundësia që të merrni një varkë me qera. Ndërsa nisjet e furgonave në Shkodër bëhen në orën 06:30 dhe udhëtimi deri në Koman zgjat rreth 2 orë. Biletën e tragetit mund ta merrni në Koman. Furgonat në Shkodër mund ti gjeni në zonën pranë hotel Rozafës.

Opsionet për t`u akomoduar në hotele në Lumin e Shalës. Organizimet dhe turet për tek Lumi i Shalës.

Mundësitë per t`u akomoduar në hotel në Lumin e Shalës janë të pakta, pasi nuk ka kapacitete. Kjo është arsyeja që shumë njerëz e bëjnë vajtje-ardhje apo konsiderojnë opsione të tjera. Ne si Gardenland Resort duke u gjendur shumë pranë Lumit të Shalës ju sugjerojmë që të konsideroni resortin tonë me një natë akomodim dhe me vizitë në Lumin e Shalës. Në këtë mënyrë ju nuk do të keni lodhje. Nëse niseni nga Tirana apo Durrësi për të vizituar lumin e Shalës brenda ditës, duhet të konsideroni që 9-10 orë janë rrugë vajtje-ardhje dhe nuk do të keni kohë dhe energji për të shijuar bukuritë magjike të Lumit të Shalës. Duke e realizuar këtë tur nëpërmjet ndalesës në Gardenland Resort, ju e realizoni udhëtimin brenda 5 orëve (duke përfshirë dhe lëvizjen me traget) dhe do të keni mundësinë që të eksploroni mundësitë e panumërta që ofron Gardenland Resort. Duhet të theksojmë që sezonet e vizitës së Lumit të Shalës janë të njëjtat me sezonin e pishinës sonë(1 Maji deri në 30 Shtator).

Paketa dhe Oferta speciale.

Lumi i Shalës dhe Gardenland Resort janë të dyja pjesa e Bashkisë së Vaut të Dejës. Gjithashtu Gardenland Resort është hoteli me 4 yje më i afërt se çdo hotel tjetër, pasi ndodhet vetëm 50 km larg.

Çfarë duhet të keni parasysh dhe disa sugjerime.

Po i listojmë me pika në mënyrë të përmbledhur disa sugjerime dhe këshilla të nevojshme përpara se të vizitoni Lumin e Shalës:

  • Ji korrekt me respektimin e orareve për të kombinuar lëvizjen makinë/furgon/autobus me linjat e tragetit.
  • Rreth 35 km rrugë është e paasfaltuar dhe duhet të lëvizësh me makinë fuoristrade ose udhëto me furgonat e linjës që nisen nga Shkodra.
  • Merr me vete rrobat e banjos. Gjithashtu merrni ujë për konsum.
  • Konsidero lëvizjen më një natë qëndrim në Gardenland Resort ose në një hotel tjetër në Shkodër, pasi rruga nga Tirana/Durrësi është shumë e gjatë dhe shumë e lodhshme.
  • Merr aparatin fotografik dhe shkrep momentet më të bukura, pasi jo vetëm destinacioni, por e gjithë rruga është fantastike.
  • Mos vizito Lumin e Shalës në periudhat kur vizitohet nga të gjithë turistët, pasi duke mos patur kapacitete të mëdha, bëhet shumë e vështirë vizita.
  • Mos hidhni mbeturina në Lum apo Liqen. Nëse duam që të përmirësojmë vendin, duhet të fillojmë duke përmirësuar veten dhe sjelljen tonë. Lumi i Shalës apo dhe çdo destinacion tjetër turistik është pasuri e gjithë Shqiptarëve dhe duhet ta mbrojmë, përmirësojmë, promovojmë dhe ta shijojmë.

Did you like this? Share it!

Leave Comment

Open chat