Çfarë mund të bëj më shumë se 2 netë në Gardenland Resort, Shkoder & cilat janë paketat

Gardenland Resort është një resort multifunksional në Shkodër i shtrirë në një hapësirë prej më shumë se 4 hektarësh, në një zonë me një mikroklimë fantastike. Duke patur një pozicion gjeograf shumë të favorshëm dhe mundësi që të aksesosh lehtësisht detin, malin, fushën, lumin, liqenin, qytetin dhe monumentet brenda 30 minutave, Gardenland Resort nuk është i krahasueshëm me asnjë resort tjetër në Shqipëri.

Le të kalojme tek pyetja se çfarë mund të bëni më shumë se 2 netë në Gardenland Resort! Është një ndër pyetjet kryesore, pasi në momentin kur shkëputesh nga jeta e përditshme, do të realizosh eksperienca të tjera dhe jo të qëndrosh i mbyllur në dhomën e hotelit. Më parë, ne kemi instruktuar të gjithë turistët, iu kemi dhënë fletë informacioni mbi të gjitha llojet e aktiveteteve kryesore në Gardenland Resort, Shkodër, por e kemi analizuar dhe me zhvillimet e reja teknologjike mendojnë se mund ta japim informacionin shumë me shpejt, në kohë reale në të gjitha kanalet tona dixhitale.

Gardenland Resort synon që turisti të ketë informacion mbi të gjithë llojet e aktiviteteve përpara se të vizitojë resortin.

Po cilat janë aktivitetet, përveç shërbimeve standarte që mund të ofrojë një resort? 

Në mënyrë të përmbledhur janë të listuara të gjithë llojet e aktiviteteve në Gardenland Resort:

1. Pishinë & Sporte ujore (sezonale)

2. Shëtitje me Guidë në Velipojë, Lumin e Shalës, Kalanë e Rozafës, Xhaminë e Plumbit, Urën e Mesit, qytetin e Shkodrës, Muzeun Marubi etj. (Gjatë gjithë vitit)

3. Shëtitje me Varkë dhe Kanoe në lumin Drin. (Gjatë gjithë vitit)

4. Organizime eventesh. (Gjatë gjithë vitit)

5. Peshkim. (Gjatë gjithë vitit)

6. Futboll & Voleyball. (Gjatë gjithë vitit)

7. Biçikleta. (Gjatë gjithë vitit)

8. Hiking & Shëtitje në natyrë. (Gjatë gjithë vitit)

9. Tur në Fermën Gardenland Resort. (Gjatë gjithë vitit)

10. Mini klub dhe kënd lojrash për fëmijë. (Gjatë gjithë vitit)

11. Vizitë në Muzeun Ndre Mjeda. (Gjatë gjithë vitit)

Nese doni informacion shumë të plotë rreth secilit prej aktiviteteve, atehere lexo artikullin “Aktivitetet Kryesore në Gardenland Resort” duke klikuar ketu.
Mbase vetëm informacioni për të listuar aktivitetet është i pakët dhe të duhen më shumë këshilla konkrete se çfarë mund të bësh në Gardenland Resort. Në këtë rast kemi një propozim tjetër: Merr një letër dhe një laps (ose Smartfonin tuaj) dhe shkruani se cilën nga 85 gjerat do të beni ne Gardenland Resort. Pra kjo të jep mundesinë ty që të krijosh vetë një program orientues gjatë qëndrimin në Gardenland Resort dhe të përjetosh sa me shumë eksperienca në një vend të vetëm. “Top 85 gjërat që mund të bëni në Gardenland Resort” e lexoni duke klikuar këtu.

Nëse nuk doni që të ndertoni programin vetë, atëherë atë e kemi krijuar ne për ty. Për çdo paketë të krijuar, gjithashtu kemi konceptuar dhe një program të detajuar për aq ditë qëndrimi, ku janë të ndërthurura të gjitha shërbimet dhe aktivitetet.
Për periudhën 1 Tetor – 30 Prill, kemi ndërtuar paketat Gardenland Romance (1 natë/ 2 ditë), Gardenland Experience (2 netë / 3 ditë) dhe Gardenland Family Outdoor (2 netë/ 3 ditë). Të gjitha paketat mund ti lexoni duke klikuar këtu. Për periudhën 1 Maj – 30 Shtator, ne kemi ndërtuar 2 paketa All Inclusive dhe Half Board (5 netë / 6 ditë), dhe mund ti shikoni duke klikuar këtu. Paketat përmbajnë në menyrë të detajuar çdo gjë që përfshihet, çdo aktivitetet që mund të realizoni sipas stinëve dhe gjithashtu çdo informacion tjetër që ju duhet.

Ju sugjerojmë që të shikoni videon tonë “Gardenland Resort Tour”, ku në 92 sekonda shikoni të gjithë resortin. Videon e keni më poshtë:

Gjithashtu ju sugjerojmë që të shikoni videon prezantuese të resortit dhe të restorantit, në mënyrë që të njihni sa më shumë resortin, restorantin dhe identitetin e Gardenland Resort, Shkodër, i cili është i bukur në çdo stinë.

Did you like this? Share it!

Leave Comment

Open chat