Aktivitetet turistike kryesore në Gardenland Resort

Gardenland Resort në Shkodër shtrihet në një zonë prej më shumë se 40 mijë metra katrorë dhe është e pamundur që këtë resort të mos e lidhim me aktivitetet turistike dhe sportet. Kemi ndërtuar një nga pishinat më të mëdha Shqipëri; një rezervat peshku, një fushë futbolli dhe volejbolli, një kënd lojrash me shtëpinë e Borëbardhës; kemi ndërtuar zonën e kampingut & fermës dhe kemi shtuar biçikleta, kanoe. Të gjitha këto i ofrojmë në mënyrë që të keni mundësinë për sa më shumë aktivitete gjatë gjithë vitit.

Le ti analizojme me rradhë dhe të japim sugjerimet përkatëse.

1. Pishinë & Sporte ujore
Një ndër elementet më të veçantë me të cilën identifikohet Gardenland Resort është pishina. Kjo është funksionale që prej vitit 2015 dhe në çdo sezon është vendi i preferuar për të gjithë ato që preferojnë notin, muzikën e mirë dhe kokteilet buzë pishinës. Në pishinë organizohen shumë sporte ujore në data të ndryshme dhe është e organizuar në mënyrë të atillë që të jetë e përshtatshme për të gjitha grupmoshat. Brenda vitit që vjen do të jetë funksionale  gjithashtu edhe pishina e mbyllur, e cila do të operojë gjatë gjithë vitit.

2. Shëtitje me Guidë (Velipojë, Lumi i Shalës, Kalaja e Rozafës, Xhamia e Plumbit, Ura e Mesit, qyteti i Shkodrës)
Pavarësisht se në Gardenland Resort mund të qëndroni një javë dhe çdo ditë të realizoni aktivitete të ndryshme, ne gjithmonë përpiqemi që të ofrojmë më të mirën dhe të realizoni sa më shumë kujtime dhe eksperienca gjatë këtij udhëtimi. Ne ofrojmë gjithashtu edhe shëtitjet me guidë në atraksionet më të rëndësishme turistike në qarkun e Shkodrës, si psh Kalaja e Rozafës, Xhamia e Plumbit, Ura e Mesit, Shirokë, Lumi i Shalës, Velipoja, qyteti i Shkodrës etj. Këto udhëtime ne i kemi integruar gjithashtu edhe në paketat që kemi realizuar, të cilat i gjeni duke klikuar këtu.

3. Varkë & Kanoe në Drin
Në kufirin verior të Gardenland Resort, pranë zonës së pishinës, rrjedh një degë e lumit Drin. Aty kemi ndërtuar dhe një shëtitore dhe mund të eksploroni në këmbë një pjesë të lumit. Por eksperiencën më të mirë e merr duke shëtitur me varkë ose me Kanoe. Pasi merr jelekët dhe pajisjet pranë recepsionit, drejtoheni drejt zonës së lumit dhe zhytuni në një botë të egër. Ky nuk është lum i rrëmbyeshëm, pasi prurjet janë relativisht të ulta në çdo stinë. Këto janë shërbime ekstra që mund ti merrni përkundrejt një pagese, por nëse merrni paketat atëherë janë të përfshira në to. Kliko këtu për të parë paketat aktive.

4. Organizime Eventesh
Në asnjë vend tjetër, nuk mund të organizosh një event më mirë sesa në Gardenland Resort. Le t`iu japim disa sugjerime. Nëse doni që të organizoni diçka ndryshe, në ambient të hapur, atëherë zgjidhni zonën buzë pishinës. Shiko perëndimin e diellit dhe natyrën duke shijuar një gotë verë. Doni që të bëni një organizim privat? Zgjidhni Shtëpinë e Borëbardhës dhe aty do të jeni vetëm ju dhe miqtë tuaj. Doni më shumë alternativa të tjera? Atëherë keni restorantin pranë recepsionit dhe Restorant Agroturizëm Gardenland. Ju garantojmë se për çdo kërkesë, do të arrini të gjeni ambientin në Gardenland Resort.
Më sipër kemi dhënë disa ide për organizime individuale. Por duhet të rikujtojmë që në data të përcaktuara, ne realizojmë plot organizime (duke përjashtuar vitin që kemi lënë pas, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia). Shën Valentini, 7-8 Marsi, Krishtlindjet, Nata e Vitit të Ri, Bajrami, Pashkët, Festat e Nëntorit etj, janë festat ku bëjmë organizime. Por gjithashtu edhe vera është e mbushur plot me organizime në zonën pranë pishinës, si psh: Eventi i hapjes, pool party, evening party etj.

5. Peshkim
Shumë njerëz janë të apasionuar pas peshkimit, por per shkak të mundësive nuk arrijnë dot që ta ushtrojnë këtë sport tepër unik. Kjo është arsyeja që krijuam një rezervat peshku dhe shtuam pajisjet e peshkimit. Por duhet të theksojmë që nëse e konsideron veten profesionist në këtë fushë, atëherë merr pajisjet e peshkimit dhe peshko peshk të egër në lumin Drin.

6. Futboll & Volejboll
Sporti është pasioni më i madhi themeluesve të Gardenland Resort. Kjo është arsyeja që u krijua akademia e sportit KF Murlani në Barbullush, Shkodër. Përveç fushës së futbollit në Barbullush, ne kemi ndërtuar dhe një fushë të vogël sporti në zonën pranë resortit. Këtu mund të luani kalçeto ose mund të vendosni rrjetën e volejbollit dhe të bëni një ndeshje. Mundësitë janë të panumerta dhe të përket ty të zgjedhësh!

7. Biçikleta
Nuk mund ta përfytyrosh qytetin e Shkodrës pa biçikleta, rrjedhimisht edhe Gardenland Resort. Ne ofrojmë bicikleta për grupmosha të ndryshme dhe ju mund t`i merrni dhe të shëtisni në Gardenland ose në fshatrat ngjitur. Është një eksperiencë e bukur dhe peisazhi është mahnitës.

8. Hiking
Gjithmonë e më shumë gjatë viteve të fundit kemi një jetë shumë pak aktive. Nga ana tjetër trupi ynë duhet të jetë në lëvizje në mënyrë që të jetë i shëndetshëm. Kjo është arsyeja që hiking ka vemendje dhe shumë njerëz kërkojnë që të bëjnë ecje në natyrë. Për hiking kemi dy sugjerime: Guri I Dragonit, i cili ndodhet vetëm 2 km larg nga Gardenland Resort dhe Muzeu Ndre Mjeda i cili ndodhet rreth 5 km larg. Për këto dy destinacione ne kemi ndërtuar guidat elektronike, te cilat do ti gjeni tek recepsioni. Udhërrëfyesi yt është celulari dhe ti arrin që ti vizitosh lehtësisht këto destinacione.

9. Tur në fermën Gardenland
Ferma është krenaria e Gardenland Resort. Në fermën tonë ne prodhojmë një pjesë të perimeve, frutave dhe gjithashtu rrisim pulat, zogjtë dhe kullosim delet tona. Ne kemi dëshirë që ti ta vizitosh dhe duam t`iu ofrojmë një tur në fermën tonë. Ky tur është më i bukur dhe kuptimplotë veçanërisht për fëmijët, pasi ata do të njihen më shumë me proçeset e prodhimit, vjeljes dhe gjithashtu për rritjen, ushqyerjen dhe përkujdesjen ndaj shpendëve dhe bagëtive.

10. Mini klub & kënd lojrash për fëmijët
Gardenland Resort është mjedis i orientuar për familjet. Kur kemi ndërtuar resortin, gjithmonë kemi patur në vëmendje që të ofrojmë atë që familjet kërkojnë. Rreth 300-400 m2 është kënd lojrash dhe hapësirë argëtimi vetëm për fëmijët. Ndërkohë që shijoni drekën në Restorant Agroturizëm Gardenland, fëmijët luajnë në një ambient tepër të sigurtë.

11. Vizitë në muzeun Ndre Mjeda
Nëse viziton Gardenland Resort, nuk duhet te anashkalosh një vizitë tek Muzeu Ndre Mjeda. Është padyshim një vend i jashtëzakonshëm si në arkitekturë, ashtu edhe në trashëgiminë e veprave të Ndre Mjedes. Kopështet janë të ngjashme me kopështet e bukura të pallatit të Versajës dhe janë të gjelbërta gjatë 12 muajve. Ne konsiderojmë që në këto kopështe ju të organizoni piknik me familjen apo miqtë tuaj. Paketa Gardenland Family Outdoor, të cilën e gjeni duke klikuar këtu, ka gjithashtu të përfshirë shportën e piknikut. Guidën elektronike e gjeni duke klikuar këtu.

Këto ishin në mënyrë të përmbledhur informacionet mbi aktivitetet kryesore që realizohen në Gardenland Resort, por mund të realizohen dhe shumë aktivitete te tjera si Joga, Workshope, Meditim etj. Pra duhet të keni dicka parasysh: Në Gardenland Resort mund të realizohet gjithçka nëse keni dëshirë dhe imagjinatë!

Did you like this? Share it!

Leave Comment

Open chat