GARDENLAND ROMANCE – 1 NATË/2DITË (E Vlefshme 1 Tetor – 30 Prill)

GARDENLAND ROMANCE – 1 NATË/2DITË

GARDENLAND ROMANCE – 1 NATË/2DITË (49 EURO/PERSONI)

A) Permbajtja e paketes:

– Pije Mireseardhje (leng thane/shege)
– Spumante + mini embelsira ne dhome
– Darke (4 pjata menu + 1 pije)
– Mengjes ne dhome
– Dekorimi i dhomes (Qirinj, petale trendafili, tollumbace)
– Lundrim me varke te nesermen ne Drin (10:00-13:00)
– Shetitje me bicikleta

B) Çmimi & Vlefshmeria e Ofertes:

  • 2 netë/3 ditë – 59 Euro/personi
  • Periudha e Vlefshmërisë: 1 Tetor – 30 Prill
  • 0-4 vjeç – falas
  • 5-12 vjeç – 50% e cmimit
  • 12+ cmimi I plote

*Shenim! Ky eshte cmimi per dhomen standarte 2-she. Nese doni qe te akomodoheni ne Junior Suite, atehere cmimi eshte +7 Euro/personi.

C) Programi i sugjeruar per kete udhetim:

Paketa Gardenland Romance eshte krijuar posacerisht per ciftet, te cilet duan ti bejne partnerit/partneres se tyre nje dhurate teper unike qe nuk harrohet lehte. Nuk keni pse te prisni Shen Valentinin apo festa te tjera per ti bere nje dhurate romantike partnerit/partneres suaj, pasi ne Gardenland ju mund ta beni ne cdo dite nga data 1 tetor deri me 30 prill dhe mbi te gjitha me nje cmim fantastik per sherbimet qe do te merrni.

Si eshte konceptuar kjo pakete dhe cfare ju sugjerojme?

Ju vini ne Gardenland Resort prane recepsionit ne menyre qe te beni check in dhe me pas drejtoheni drejt dhomes 2-she (ose Junior Suites). Pasi akomodeni ne hotel, ne ju mirepresim ne ambientet e barit tone prane recepsionit ose hotelit dhe ju sjellim nga nje pije mireseardhje leng shege ose thane. Me pas ju me personin e zemres dilni qe te beni nje shetitje neper Gardenland Resort ose mund te merrni dy bicikleta dhe mund te shijoni pamjet e kodrinave dhe fushave te zones prane. Pasi keni eksploruar sebashku te gjithe zonat, ne ju mirepresim ne restorantin tone duke ofruar nje menu unike me 4 pjata dhe nga nje pije per secilin. Pasi keni shijuar ushqim te mire, tashme eshte momenti qe te drejtoheni drejt dhomes dhe ju do te surprizoheni pasi do te gjeni nje dhome te dekoruar me petale trendafili, tollumbace dhe qirinj dhe gjithashtu ne tavolinen prane do te keni nje shishe spumante dhe 2 gota + mini embelsira per ta shoqeruar!

Dita e neserme vjen po aq e bukur! Mengjesi ju vjen ne dhome dhe ju mund ta shijoni pa u limituar aspak nga koha. Por gjithcka nuk mbaron ketu, pasi tashme eshte koha qe te beni nje shetitje me varke neper Drin.

D) Cfare nuk perfshihet:

  • Çdo gjë që nuk përmendet tek “Përmbajtja e Paketës”

E) Ku mund te rezervoni:

Ju mund te rezervoni duke derguar email: info@gardenlandresort.com, duke na telefonuar ne numrin: +355 69 20 60 524 ose ne rrjetet sociale facebook ose instagram.

Doni me shume informacione rreth Gardenland Resort. Gjithcka e merrni me ane te ketyre tre videove ne vijim: 

1- TURI NE GARDENLAND RESORT


2- RESTORANT AGROTURIZEM GARDENLAND


3- VIDEO PREZANTUESE GARDENLAND RESORT

Did you like this? Share it!

Leave Comment

Open chat