GARDENLAND FAMILY OUTDOOR – 2 NETË/3DITË (E Vlefshme 1 Tetor – 30 Prill)

GARDENLAND FAMILY OUTDOOR – 2 NETË/3DITË 

A) Permbajtja e paketes:

– Pije mireseardhje
– 2 Darka familjare (buke misri, supe me leng pule/rike, turshi mix, antipaste tradicionale, djathe furre/dhie, perime zgare, rika/pula nga ferma me jufka/oriz/patate, Embelsire tradiciale, 1 Pije)
– 2 Mengjese te bollshme
– Transport & vizite ne Kalaja e Rozafes & Xhamia e Plumbit
– Lojra (Futboll, Volleyball, letra, tavull, shah)
– 1 Shetitje me Varke
– Tur ne Gardenland Resort
– 1 Shporte Pikniku ne muzeun Ndre Mjeda
– Shetitje me bicikleta
– 1 pasdite caj mali

B) Çmimi & Vlefshmeria e Ofertes:

  • 2 netë/3 ditë – 59 Euro/personi
  • Periudha e Vlefshmërisë: 1 Tetor – 30 Prill
  • 0-4 vjeç – falas
  • 5-12 vjeç – 50% e cmimit
  • 12+ cmimi I plote

C) Programi i sugjeruar per kete udhetim:

Familje, Natyre, Histori, Toke, Aventure! Keto jane fjalet qe e pershkruajne kete pakete! Kete pakete e kemi konceptuar per familjet, te cilat duan qe te bejne dicka ndryshe nga cdo eksperience qe kane kaluar me pare. Ne konsiderojme qe femijet duhet te mesojne me shume mbi proceset e prodhimit, te lidhen me shume me natyren, kafshet dhe gjithashtu te eksplorojne me shume historine dhe trashegimine tone kulturore. E ku ka me bukur, sesa kete aventure te paharrueshme ta realizoje sebashku, me familjen! Nga data 1 tetor deri me 30 prill, ju keni mundesine qe tia beni dhurate familjes tuaj kete eksperience te paharrueshme!

Si eshte konceptuar kjo pakete dhe cfare ju sugjerojme?

Me poshte I kemi ndare sipas diteve dhe sugjerimet perkatese:

Dita 1: Se pari kryejme check in prane recepsionit dhe akomodohemi ne dhomen familjare.  Pasi kemi lene sendet tona neper dhoma, atehere drejtohemi drejt barit prane recepsionit ose restorantit dhe konsumojme nga nje pije mireseardhje leng thane apo shege nen ngrohtesine e zjarrit te oxhakut. Nese koha eshte e mire, ne fushen e sportit e gjithe familja mund te organizoje nje loje volejbolli ose futbolli. Nese femijet nuk duan qe te perfshihen ne loje, atehere mund te shkojne te luajne ne kendin e lojrave ose mund te marrin bicikletat dhe te shetisin neper Gardenland Resort. Pas nje dite me aktivitet sportive, tashme eshte koha per te shijuar nje darke unike dhe shume te bollshme me buke misri, supe lengu pule/rike, turshi mix, antipaste tradicionale, djathe dhie/furre, perime zgare, pule fshati/rike nga ferma me jufka/oriz/patate, Embelsire tradicionale dhe nga nje pije per secilin. Nje darke teper e bollshme ne nje vend teper komod dhe te ngrohte.

Dita 2: Dita e dyte fillon duke konsumuar mengjesin e bollshem, pasi na pret nje dite e gjate. Pasi keni konsumuar mengjesin dhe pire kafene/cajin, tashme eshte koha per tu bere “Fermer”. Nje person I stafit tone do tiu udhezoje neper ambientet e fermes sone. Fillimisht shkojme tek sera jone, shikojme perimet dhe zarzavatet qe jane mbjelle ne toke. Femijeve ju shpjegohet per disa bime te perzgjedhura sesi eshte procesi I mbjelljes, me pas kalojme dhe ushqejme patat, rikat dhe pulat e fermes dhe shikojme vendet ku qendrojne. Me pas ngjitemi ne kodrinen e Gardenland Resort, vend I cili kulloten delet e fermes sone. Ketu perfundon eksplorimi I fermes se Gardenland Resort. Me pas eshte koha per nje pushim te vogel ne ambientet e barit tone dhe nderkohe stafi yne ben gati shporten e piknikut (Sandwich, uje, fruta) dhe pastaj eshte koha qe te nisemi drejt Muzeut Ndre Mjeda, I cili eshte vetem 5 km larg nga Gardenland Resort. Eshte nje vend fanstastik me disa oborre perrallore, te cilat I kemi pare vetem jashte Shqiperise. Fillimisht futemi ne Muzeun e Ndre Mjedes dhe zhytemi ne epoken e tij. Me pas bejme nje vizite ne Kishen ngjitur, e cila eshte kishe funksionale dhe cdo diele mbahet mesha per banoret e zones. Pasi perfundojme eksplorimin, ne fushat ngjitur ulemi te gjithe si nje familje, pa telefona dhe bejme nje piknik dhe konsumojme ato qe na pergatitur stafi i Gardenland. Ajri I fresket, natyra fantastike dhe peisazhi I mrekullueshem, do ta bejne kete piknik te paharrueshem. Me pas eshte koha per tu nisur perseri drejt Gardenland Resort dhe aty na presin stafi I Gardenland duke na dhene nje caj te nxehte mali. Gjithashtu marrim letrat, tavullen apo shahun dhe ne ambientet prane recepsionit luajme te gjithe si familje. Pasi kemi perfunduar lojen, me pas drejtohemi drejt ambienteve te restorantit qe te konsumojme darken me buke misri, supe lengu pule/rike, turshi mix, antipaste tradicionale, djathe dhie/furre, perime zgare, pule fshati/rike nga ferma me jufka/oriz/patate, Embelsire tradicionale dhe nga nje pije per secilin. Nje menyre shume e mire per te permbyllur nje dite kaq te ngjeshur.

Dita 3: Dita e trete fillon duke konsumuar mengjesin e bollshem ne ambientet e restorantit. E gjithe familja mblidhet ne zonen midis pishines dhe lumit Drin, pasi tashme eshte koha per te bere nje shetitje me varke. Kjo eshte si eksperdite per te shikuar zogjte e eger, bimesine qe rritet ne lum dhe anash tij dhe gjithashtu per te shijuar nje shetitje teper unike. Pasi perfundoni kete, eksplorimi vijon me viziten ne Kalane e Rozafes dhe Xhamine e Plumbit, te cila ndodhen vetem 15 km larg nga Gardenland, ku transporti realizohet nga Gardenland Resort. Keshtu permbyllet ky super udhetim, I cili do te jete gjate ne memorien e familjes dhe eshte pikerisht aventura familjare qe po kerkoni.

D) Cfare nuk perfshihet:

  • Çdo gjë që nuk përmendet tek “Përmbajtja e Paketës”
  • Hyrja në Kalanë e Rozafës

E) Ku mund te rezervoni:

Ju mund te rezervoni duke derguar email: info@gardenlandresort.com, duke na telefonuar ne numrin: +355 69 20 60 524 ose ne rrjetet sociale facebook ose instagram.

Doni me shume informacione rreth Gardenland Resort. Gjithcka e merrni me ane te ketyre tre videove ne vijim: 

1- TURI NE GARDENLAND RESORT


2- RESTORANT AGROTURIZEM GARDENLAND


3- VIDEO PREZANTUESE GARDENLAND RESORT

Did you like this? Share it!

Leave Comment

Open chat