GARDENLAND EXPERIENCE – 2 NETË/3DITË (E Vlefshme 1 Tetor – 30 Prill)

GARDENLAND EXPERIENCE – 2 NETË/3DITË 

A) Permbajtja e paketes:

– Pija e Mireseardhjes
– 2 Darka
– 2 mengjese te bollshme
– Tur ne Gardenland (1 dite ne ferme. Gjithe proceset e fermes dhe si gatuhen)
– Peshkim ne drin ose ne Rezervatin e Gardenland
– Hiking drejt gurit te Dragonit
– Kanoe ne Lumin Drin
– Lojra (futboll, volleyball, letra, tavul)
– Shetitje me bicikleta

B) Çmimi & Vlefshmeria e Ofertes:

    • 2 netë/3 ditë – 59 Euro/personi
    • Periudha e Vlefshmërisë: 1 Tetor – 30 Prill
    • 0-4 vjeç – falas
    • 5-12 vjeç – 50% e cmimit
    • 12+ cmimi I plote

C) Programi i sugjeruar per kete udhetim:

Sa kohe keni pa kaluar aventuren e fundit? Sa kohe keni pa eksploruar natyren, token, pa bere ecje ne natyre, hiking, kanoe, futboll, volejboll, xhiro me biciklete, peshkim apo te shijoni ushqim bio? Ne kemi krijuar nje pakete qe I perfshin te gjitha…

Si eshte konceptuar kjo pakete dhe cfare ju sugjerojme?

Dita 1: Se pari kryejme check in prane recepsionit dhe akomodohemi ne dhomen familjare.  Pasi kemi lene sendet tona neper dhoma, atehere drejtohemi drejt barit prane recepsionit ose restorantit dhe konsumojme nga nje pije mireseardhje leng thane apo shege nen ngrohtesine e zjarrit te oxhakut. Nese koha eshte e mire, ne fushen e sportit e gjithe familja mund te organizoje nje loje volejbolli ose futbolli. Nese femijet nuk duan qe te perfshihen ne loje, atehere mund te shkojne te luajne ne kendin e lojrave ose mund te marrin bicikletat dhe te shetisin neper Gardenland Resort. Bicikletat mund ti marrim edhe te rriturit te cilet nuk duan qe te perfshihen ne loje. Pas nje dite me aktivitet sportive, tashme eshte koha per te shijuar nje darke fantastike me 4 pjata menu dhe 1 pije.

Dita 2: Dita e dyte fillon duke konsumuar mengjesin e bollshem, pasi na pret nje dite e gjate. Pasi keni konsumuar mengjesin dhe pire kafene/cajin, tashme eshte koha qe te beheni gati per hiking. Eshte koha per te ekploruar Gurin e Dragonit dhe per te shijuar pamjen panoramike te Ultesires se Shkodres nga kodrat qe jemi ngjitur. Do te zbuloni historine e legjendes se“Gurit te Dragonit”, do te shikoni shpellat ngjitur dhe nje peisazh teper unik deri ne horizont. Rruga vajtje ardhje do te jete rreth 1 ore 45 minuta. Pasi te kthehemi ne Gardenland Resort eshte koha per nje pushim te vogel ne ambientet e barit tone dhe duhet te pergatitemi per te eksploruar seren, fermen, rezervatin dhe lumin Drin. Nje person I stafit tone do tiu udhezoje neper ambientet e fermes sone. Fillimisht shkojme tek sera jone, shikojme perimet dhe zarvatet qe jane mbjelle ne toke. Me pas kalojme dhe ushqejme patat, rikat dhe pulat e fermes dhe shikojme vendet ku qendrojne. Me pas ngjitemi ne kodrinen e Gardenland Resort, vend I cili kulloten delet e fermes sone. Zbresim kodrinen, marrim pajisjet e peshkimit dhe fillojme te peshkojme ose ne rezervatin qe kemi krijuar, ose ne lumin Drin. Ketu perfundon eksplorimi I fermes, seres dhe rezervatit te Gardenland Resort. Nese keni shpirtin e sfiden dhe te aventures, mund te vijojme aventuren tone duke marre Kanoet, veshjet e duhura te cilat I merrni ne Gardenland Resort dhe fillojme te shetisim me Kanoe neper Drin. Nese mendoni se jane shume aktivitete brenda nje dite, atehere ne ju sugjerojme qe kete aktivitet ta realizojme ne diten e trete. Me pas shkojme ne dhome dhe te relaksohemi ose mund te qendrojme ne hollin prane recepsionit dhe luajme letra/shah/tavull. Pas dites se dyte me aktivitete shtese, tashme eshte koha per te shijuar nje darke fantastike me 4 pjata menu dhe 1 pije. Keshtu mbyllet nje dite plot me aventura, emocione, adrenaline dhe kujtime

Dita 3: Dita e trete fillon duke konsumuar mengjesin e bollshem ne ambientet e restorantit. Nese ndjeheni shume te lodhur nga dy ditet plot me Aventura, mos u shqetesoni pasi ta sjellim mengjesin ne dhome. Tashme eshte koha per te bere nje xhiro me kanoe. Pasi marrim jeleket ne Gardenland, fillojme aventuren. Nese hezitoni apo keni frike te beni xhiro me kanoe, atehere mos u shqetesoni, pasi ne do tiu bejme nje xhiro ne varke. Ka me pak adrenaline, por gjithsesi eshte nje zgjedhje e mire! Keshtu perfundon nje tjeter eksperience magjike ne Gardenland

D) Cfare nuk perfshihet:

  • Çdo gjë që nuk përmendet tek “Përmbajtja e Paketës”

E) Ku mund te rezervoni:

Ju mund te rezervoni duke derguar email: info@gardenlandresort.com, duke na telefonuar ne numrin: +355 69 20 60 524 ose ne rrjetet sociale facebook ose instagram.

Doni me shume informacione rreth Gardenland Resort. Gjithcka e merrni me ane te ketyre tre videove ne vijim: 

1- TURI NE GARDENLAND RESORT


2- RESTORANT AGROTURIZEM GARDENLAND


3- VIDEO PREZANTUESE GARDENLAND RESORT

Did you like this? Share it!

Leave Comment

Open chat